Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov deklaron se marrëveshja për emrin nuk cenon aspak identitetin kombëtar te vendit.

 

Shtetësia do të jetë shtetas/maqedonas të Maqedonisë së Veriut, siç do të regjistrohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Zyrtarisht gjuha do të jetë gjuhë maqedonase. Kodet ndërkombëtare mbesin MK dhe MKD me përjashtim të targave.

 

E drejta jonë e vetëpërcaktimit dhe vetëidentifikimit është fakt se kjo copë tokë është pjesë e rajonit më të gjerë gjeografik të Maqedonisë, ka pjesë edhe në Greqi dhe në Bullgari. Maqedonia ka të bëjë me territorin tonë, popullin maqedonas me të gjitha karakteristikat e tij.

 

Sipas Dimitrov marrëveshja i hap rrugën integrimit të vendit në NATO dhe BE, por vendimi iu takon të gjithë qytetarëve. Në konferencën për media kryediplomati tha se planifikohet që deri në fund të këtij viti të përfundojnë edhe ndryshimet kushtetuese per zbatimin e marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re