Skip to content

Maqedoni: ndërron jetë myftiu që u bë kryetar komune

Ka ndërruar jetë kreu i Komunës së Dibrës së Madhe Rruzhdi Lata. Për shumë vite Myfti i kësaj komune, pak vite më parë ai vendosi të kalojë dhe në pozita menaxhuese, duke kandiduar për BDI-në dhe fituar komunën ku gëzonte një reputacion si figurë klerikale.

Gjatë viteve të drejtimit të Dibrës së Madhe, u angazhua në disa investime infrastrukturore që sollën ndryshime të cilësisë së jetës në qytet.

Mik i të djathtëve në Shqipëri, muaj më parë përkrahu publikisht Edi Ramën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.