Kuvendi i Maqedonisë vijon sot debatin për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.

 

Nga LSDM dhe BDI, dy aleatet kryesore ne qeveri, janë shprehur optimiste për kalimin e ndryshimeve, por pa saktësuar nëse e kanë numrin e votave.

 

Qeveria, e cila ka propozuar amendimet, ka kërkuar nga opozita që t’i bashkohen grupit të deputetëve që mbështesin zbatimin e marrëveshjes dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

 

Ndërkohë nga forca opozitare Vmro-Dpmne kanë përsëritur qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjes me Greqinë, duke e quajtur atë “të vdekur”, pas referendumit te 30 shtatorit.

 

Nëse ndryshimet nuk miratohen, atëherë Maqedonia detyrimisht do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re