Qytetaret me te drejte vote ne komunën e Ҫairit po rivotojnë sot, duke u bazuar ne vendimin e Gjykatës Administrative, e cila konstatoi shkelje ne nje nga qendrat e votimit. Shkelja u raportua nga lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se ne kutinë e votimit ndodhej nje flete me tepër nga numri i personave qe kishin nënshkruar ne listën zgjedhore.
 
Sipas KQZ, procesi i rivotimit po zhvillohet pa probleme dhe pa incidente, numri i votuesve është i vogël, por pritet fluks me i madh gjate pasdites. Ne ketë qendër votimi jane te regjistruar 719 zgjedhës. Ne raundin e dyte te zgjedhjeve qe u mbajtën me dt. 29 tetor ne komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga lëvizja BESA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re