Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që këtë të hënë të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së.

 

Ndërkohë që referendumi për emrin pritet të mbahet më 30 shtator, pushteti dhe VMRO DPMNE-ja opozitare duket se akoma janë larg marrëveshjes për përmbajtjen e pyetjes së referendumit.

 

Partia e Mickovskit insiston se pyetja duhet te jetë e thjeshtë dhe me një kuptim. Nënkryetari i VMRO-së Aleksandër Nikollovski në intervistë për Evropën e Lirë tha se cilado pyetje që pos Marrëveshjes me Greqinë, do të përfshijë edhe integrimin në NATO dhe BE është kundër-kushtetuese.

 

“Pyetja e referendumit duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë dhe e njëkuptimtë. Kjo që e paraqet kryeministri është e shumë-kuptimtë, respektivisht ka së paku 8- 9 kombinacione që mund t’i përgjigjeni. Për shembull: mund të jeni pro anëtarësimit të Maqedonisë në BE, por të jeni kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe kundër Marrëveshjes me Greqinë dhe tani të mos i numëroj të gjitha kombinacionet. Kjo absolutisht është pyetje manipuluese, që është kundër ligjit. Kjo pyetje duhet të jetë shumë e thjeshtë dhe qytetarët të tregojnë se a janë pro apo kundër Marrëveshjes me Greqinë, e cila parashikon ndryshim të emrit”.

 

Por zv/kryeministri, Bujar Osmani tha se deri nesër partitë do të përpiqen që të harmonizojnë qëndrimet lidhur me pyetjen. Edhe në LSDM thonë se në rrjedhë e sipër janë konsultimet për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me referendumin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re