Shpirti i Ballkanit ka përmbyllur mbrëmjen e së shtunës edicionin e radhës në qytetin e Korçës.

 

Për dy ditë, 6 grupe pjesëmarrës kanë performuar në pazarin e qytetit juglindor vallet dhe këngët e tyre. “Korça Folk Fest Ballkan” është një gërshetim i traditës së folkut me trashëgiminë.

 

Ngjashmëria në kostumet tradicionale të grupeve konsiderohet si një ure lidhëse e shpirtit të Ballkanit.

 

Maqedonia e Veriut rrëmbeu çmimin e parë të këtij festivali me një performance tradicionale dhe epike.

 

Kryebashkiaku i Korces Sotiraq Filo ka dorëzuar çmimin e pare për grupin maqedonas, ndërkohë qe çmimi i kostumografisë me te mire ishte rezervuar për Bullgarinë.

 

Festivali u zhvillua për herë te parë në qytetin e Korçës, por sipas organizatorëve synohet që ai të kthehet në një traditë të përvitshme, pas interesit të lartë të pjesëmarrësve përfshirë edhe turistët e vizitoret vendas e te huaj te cilët zgjodhën te shijonin traditën e Ballkanit ne qytetin juglindor.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re