Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është vendosur që të hiqet ora policore duke filluar që nga dita e nesërme. Kafet dhe restorantet në vend do të hapen duke nisur nga 28 maji, ndërsa në vijim do të vendosen edhe protokollet përkatëse që duhen zbatuar.

Në vendim thuhet po ashtu se qeveria e vendit ka angazhuar ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitë protokolle “të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor.

Vendimet e Qeverisë:

Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Vendimi hyn në fuqi nga data 27.05.2020

Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokolleve të duhura për punën e tyre.

Vendimi hynë në fuqi nga data 28.05.2020

Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetësisë që të pregatitë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijve ndërshtetëror nga data 1 qershor 2020! /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re