Skip to content

Maqedonia e Veriut ndryshon mendim, ja kur mund të hapen kufijtë

Maqedonia e Veriut ka ndryshuar mendim sa i përket heqjes së pengesave kufitare që mbeten të mbyllura që prej shpërthimit të pandemisë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi se mund të hapen kufijtë me 15 qershor, por vendimi përfundimtar i qeverisë do të merret javën e ardhshme.

Maqedonia e Veriut vijon konsultimet me vendet fqinje, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë që të heqin  kufijtë. Temat kryesore që u diskutuan mes qeverive ishin hapja duke mos detyruar qytetarët që të bënin test për Covid-19 si dhe mundësinë e trajtimit të pacientëve pa para në rast se infektohen në një prej këtyre shteteve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Maqedonia e Veriut po mendonte të hapte kufijtë më 1 qershor, ashtu siç mori vendim edhe Shqipëria. (A.M/Faxweb.al)