Flamuri i  organizatës së atlantikut të veriut tashmë valëvitet edhe në institucionet e Maqedonisë.

 

Ngritja flamurit  përpara ndërtesës të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta mbajë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” është shoqëruar me një ceremoni solemne.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

Vendi jonë është në rrugë të drejtë, në rrugën drejtë progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Ne tani e tutje do të marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Por të jeni të sigurt se me ratifikimin e protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-së, ne edhe zyrtarisht do të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s, me të drejtë vote. Kjo është një faqe e re në historinë tonë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe

 

Zaev falenderoi edhe homologun e tij grek  Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “u gjend një zgjidhje e cila do të shërbeje  edhe për shumë vende te tjera në Ballkan”.

 

Mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është hequr nga godina i qeverisë per tu shtuar edhe prapashtesa e veriut.

 

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera.

 

Ndërkohë Greqia këtë të martë me notë verbale njoftoi ve4ndin fqinj  se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disadekadësh për emrin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re