Skip to content

Maqedonia e Veriut pranë sinjalit të kuq/ Shtohen të prekurit nga Covid-19, mbushen kapacitetet e spítaleve

Në Klinikën Infèktive në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar edhe 16 pacièntë, duke e çuar në 93 numrin e personave të shtruar në spital. Në këtë repart të lira janë edhe 17 shtretër. Autoritetet thonë se në fundjavë nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit të hapësirave shtesë modulare në oborrin e klinikës. Aktualisht, në oksigjèno tèrapi janë 44 pacièntë, por nuk ka asnjë tjetër në frymëmarrje artificialè.

Klinika për Sèmundje Infèktive në QKU “Nënë Tereza”
– 93 të shtruar nga 110 shtretër
– 44 pacientë terapi invazive

Deri në orët e mëngjesit, në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar edhe 16 pacièntë të tjerë. Kurse, gjithsej 60 pacièntë po kurohèn aktualisht nga ky virùs atje. Në frymëmarrje artificiale janë 10 pacièntë dhe 11 të tjerë në gjendje shumë të rèndë shëndètësore.

Spitali “8 Shtatori” në Shkup
– 16 pacièntë të posa pranuar, 60 të shtruar
– 10 në makineri për frymëmarrje artificiale

Bosh nuk mbetën as spitalet nëpër qytetet e tjera. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndètësisë, në Spítalin e Manastirit janë duke u kuruar 25 pacièntë. Në Spítalin e Shtipit 23 pacièntë, kurse në repartet infèktive të Tetovës, Ohrit, Velesi, Kumanovës dhe Prilepit janë të shtruar gjithsej 31 pacièntë pozitiv me Covid-19./Alsat

/faxweb