Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit.

Alsat nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.

Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë në koordinim me autoritetet rajonale, prej ku presin të reflektojnë ndaj vendimit për heqjen e testeve në mënyrë të koordinuar. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti thotë se heqja e testeve është interes rajonal.

Vendimi i Qeverive do të merret ndërkohë që Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka caktuar ndërmjetësues për efikasitetin e procesit. Kosova ditë më parë hoqi testin negativ vetëm për transit, ndërsa kjo masë mbetet në fuqi në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnjë. Mali Zi kërkon vetëm teste që dëshmojnë ekzistimin e anti-trupave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re