Parlamenti maqedonas vendosi 30 shtatorin si datë për mbajtjen e një referendumi për emrin e ri, pas marrëveshjes së arritur me palën greke, ku Maqedonia shndërrohet në Republika e Maqedonisë Veriore .

Reagimin e parë përshëndetës e pati komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn.

“BE e mbështet marrëveshjen dhe zbatimin e saj si një simbol i pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon”, tha Hahn në llogarinë e tij të Twitter.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, duke thënë se ishte vendi i tyre dhe e ardhmja e tyre.

“A je ti për anëtarësim në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen për emrin e ri ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë?”, do jetë pyetja bazë në fletën e votimit.

Marrëveshja kundërshtohet fort nga partia opozitare VMRO, e cila me gjasë do luftojë për një “Jo” në referendum.  

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re