Dikur pati jetuar një plak marangoz që me punën mbante familjen e tij. Një ditë, ai po ndërtonte disa arka për rrobat, që një grup bamirësish po i dërgonin te një jetimore në Kinë.

Pas përfundimit të punës rrugës për në shtëpi, kur i moshuari futi në xhep për të gjetur syzet e tij, kuptoi se ato ishin zhdukur.

Kur u përpoq të kujtonte se ku mund t’i kishte lënë, ai kuptoi se syzet mund t’i kishin rrëshqitur pa u vënë re nga xhepi dhe rënë në një nga ato arkat që kishte bërë dhe tashmë i kishte gozhduar.

Syzet e reja të plakut po shkonin për në Kinë!

Plaku kishte shpenzuar 80 dollarë për të blerë ato syze atë mëngjes dhe nuk kishte shumë para, dhe për shkak të kësaj ai ishte i mërzitur nga mendimi se duhej të blinte një palë tjetër.

Plaku ishte i frustruar nga kjo, tha: “Ah Perëndi, kjo nuk është e drejtë…! Unë kam qenë shumë besnik në dhënien e kohës dhe parave të mia për mirësinë tuaj dhe tani kjo.”

Disa muaj më vonë, drejtori i asaj jetimoreje kishte ardhur të kryente ca vizita në SHBA. Ai donte të vizitonte grupet bamirëse që e kishin mbështetur atë në Kinë.

Kështu, të dielën, ai erdhi për të folur në lagjen e vogël të plakut në Çikago, SHBA. Drejtori filloi duke falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre ndaj jetimores.

Pastaj ai tha: “Por mbi të gjitha, më duhet të të falënderoj për ato syze që më dërguat vitin e kaluar. Siç e dini, dashakeqët me uniformë shtetërore sapo kishin kaluar nëpër godinën tonë, duke shkatërruar gjithçka, përfshirë edhe syzet e mia.

Së bashku me pamundësinë për të parë mirë, përjetoja dhimbje koke të forta çdo ditë, kështu që unë dhe kolegët e mi po luteshim shumë që ta kapërcenim këtë situatë.

Pastaj erdhën arkat tuaja. Kur stafi im hoqi kapakët, ata gjetën një palë syze të shtrira sipër.”

Pastaj drejtori ndaloi së foluri aq gjatë sa t’i lejonte fjalët e tij të dëgjoheshin plotësisht. Më pas, ende i mbërthyer nga çudia e të gjithave, ai vazhdoi: “Njerëz, kur provova syzet, dukej se ato ishin bërë me porosi vetëm për mua. Unë dua t’ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj.”

Njerëzit e dëgjonin dhe ishin të lumtur për të. Ata menduan se, ai duhet të ketë ngatërruar lagjen e tyre me disa të tjera pasi nuk kishte syze në listën e artikujve që do të dërgoheshin jashtë shtetit.

Por, i ulur i qetë me shpinën e mbështetur në karrige, me lotët që i rridhnin në fytyrë, një marangoz i zakonshëm kuptoi se Mjeshtri i Madh i tërësisë e kishte përdorur atë në një mënyrë të jashtëzakonshme.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re