Maratona, dhjetëra vullnetarë të huaj mbërrijnë në Tiranë/ Veliaj: Do i dhurojmë kryeqytetit kartolinën më të bukur të vitit

eda4510b-9ecc-4daf-a8dc-c9255fef329e.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Maratonës së Tiranës ditën e dielë të 17 Tetorit do i bashkohen edhe dhjetëra vullnetarë vendas por dhe të huaj të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të qenë të pranishëm në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit në Shqipëri.

Një pjesë e vullnetarëve të mbërritur kryesisht nga vende të rajonit tonë janë pritur në zyrën e tij nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili duke shprehur mirënjohjen e veçantë për kontributin e tyre tha se kjo ditë do të shërbejë edhe si një kartolinë e bukur për kryeqytetin shqiptar.

 

“Jam shumë entuziast sot, që një grup fantastik djemsh e vajzash nga gjithë Ballkani na janë bashkuar si vullnetarë për të na dhënë edhe një dorë me maratonën krahas vullnetarëve tanë. Do jetë një ditë fantastike, një kartolinë për Tiranën gjithë organizimi i Maratonës dhe unë ju jam shumë mirënjohës,” u shpreh ai.

 

Veliaj tha se dita e maratonës do jetë dhe një ditë feste për Tiranën.

 

“Mezi pres që ditën e dielë ta kthejmë në një festë të Tiranës. Do jetë një ditë pa makina. Do kemi edhe 7 koncerte të ndryshme. Do ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm të Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, zjarrfikëseve, ambulancave, kështu që dua që të gjithë qytetarët si ata që do vrapojnë por edhe ata që do festojnë të na ndihmojnë që të shkojë shumë mirë,” deklaroi kreu i Bashkisë.

 

Veliaj nënvizoi se Tirana e ka kaluar edhe më parë me sukses super eventin sportiv.

“Tirana e ka kaluar testin me sukses katër vite, ndaj tani që kemi për herë të parë maratonën e plotë 42 kilometra jam i sigurt që do tregojmë sërish që jemi super qytetarë, të mirëkuptueshëm dhe mbi të gjitha të kuptojmë që edhe po s’vrapuam, vetëm duke lënë makinën atë ditë, ne kemi marrë pak oksigjen për vete, fëmijët dhe familjet tona,” u shpreh ai.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë