Këtë të diel, Tirana u kthye në një pistë vrapimi, në sajë të edicionit të nëntë të Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës. E cila është një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të vitit në vend.

Mes 5100 garuesve nga më shumë se 50 shtete të ndryshme, është edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me një veshje sportive dhe energji pozitive, ai u bashkua me mijëra qytetarë, sportistë profesionistë dhe amatorë që sfiduan veten në garat 42 km, 21 km dhe 10 km.

“Është një garë e bukur, e veçantë dhe me kushte shumë të mira. Urime të gjithë garuesve”, tha për mikrofonin e ABC News, Ramush Haradinaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re