Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

 

 

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit. Faleminderit nga zemra!”, u shpreh Veliaj.

 

Më poshtë fituesit për secilën kategori të edicionit të gjashtë të “Maratonës së Tiranës”.

 

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

 

Fituesit – MeshkujVendi i parë: Bogdan SemenovychVendi i dytë: Dario IvanovskiVendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit – FemraVendi i parë: Valentyna VeretskaVendi i dytë: Natalia SemenovychVendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:Fituesit – MeshkujVendi i parë: Dmytro DidovodiukVendi i dytë: Tirron MamushaVendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit – FemraVendi i parë: Luiza GegaVendi i dytë: Naile SeferajVendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – MeshkujVendi i parë: Nicolo BediniVendi i dytë: Musa HajdariVendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit – FemraVendi i parë: Gresa BakraqiVendi i dytë: Olesia DidovodiukVendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – MeshkujVendi i parë: Safet PlangerVendi i dytë: Erblin KarajVendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit – FemraVendi i parë: Elona QollakuVendi i dytë: Bujana BaballekuVendi i tretë: Llambrini Papa

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re