Me Kartën e Studentit, të gjithë studentët mund të marrin pjesë falas në maratonën e Tiranës në datën 17 Tetor. Lajmin e mirë për të gjithë studentët që duan t’i bashkohen eventit më të madh sportiv të vitit në kryeqytet e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

“Maratona eTiranës: Edhe pak ditë na ndajnë nga gara më e madhe në kryeqytet. Nëse je student dhe je i pajisur me Kartën e Studentit, mund të regjistrohesh FALAS.

Regjistrohu në: www.tiranamarathon.com

Easypay.al

Pikat e regjistrimit: Sheshi “Skënderbej”, Parku i Liqenit Artificial

Fillo përgatitjen, 17 tetor është dita e madhe!” shkruan Veliaj.

Maratona e Tiranës 2021 do të mbahet më datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon (42.195 km); Half Marathon (21, 0975 km); Tirana 10K dhe “We too”. Nuk do të mungojë as gara Fun Run, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re