Partia Demokratike e ka konsideruar një dështim “Maratonën e Tiranës” e organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Sipas zëdhënëses së kësaj partie, Ina Zhupa ky organizim i bashkisë, ashtu edhe siç do vit u bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Ajo shton se qyteti u bllokua totalisht për më pak se 1000 vrapues duke paralizuar jetën në kryeqytetin shqiptar.

Zëdhënësja e demokratëve gjithashtu postoi dhe videon e disa pjesëmarrësve në maratonë që sipas saj vraponin për kauzën e mungesës së ujit të pijshëm.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

“Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet! Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues.

Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.

Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.

Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re