Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë pjesë e fushatës së CRCA të quajtur maratona online e “Fjongos Blu”, ku ka theksuar domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha burimet shoqërore, por edhe shtetërore, për të ndërmarrë masa më energjike konkrete, për të parandaluar abuzimin e fëmijëve, përfshirë këtu abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e tyre.

Meta shkruan se të gjithë së bashku duhet të krijojmë kulturën e parandalimit dhe mbi të gjitha atë të ndëshkimit maksimal të këtij fenomeni.

Meta: Në kuadër të nismës kombëtare kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve #NeJemi1, si dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, e pranova me shumë kënaqësi ftesën e CRCA për të marrë pjesë në Maratonën online të “Fjongos Blu”.

Nënvizova domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha burimet shoqërore, por edhe shtetërore, për të ndërmarrë masa më energjike konkrete, për të parandaluar abuzimin e fëmijëve, përfshirë këtu abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e tyre.

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve është një shkelje tepër flagrante e të drejtave të njeriut, tërësisht e papranueshme.

Të gjithë së bashku duhet të krijojmë kulturën e parandalimit dhe mbi të gjitha atë të ndëshkimit maksimal të këtij fenomeni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re