400 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe vende të tjera të Europës kanë qenë pjesëmarrës në Maratonën “Vlora vrapon”, e cila është mbajtur paraditen e kësaj të diele.

 

Ky aktivitet u zhvillua për të tretin vit radhazi në qytetin bregdetar.

 

“Është një garë spektakolare, një garë e bukur, është një mesazh për paqen. Të rinj të vjetër. Unë jam më i vjetri dhe mendoj që të gjithë duhet të aktivizohen.”

 

Pjesëmarrëse në këtë maratonë ishte edhe kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, e cila e quajti këtë eksperiencë si një nga më të veçantat.

 

LUIZA GEGA

 

ATLETE

 

“Më vjen shumë mirë që edhe në Shqipëri kanë filluar të bëhen organizime të tilla si në të gjithë vendet e zhvilluara të botës. Mbi të gjitha sporti është shëndet, është kënaqësi dhe në Shqipëri mbi të gjitha ka filluar të shtohen dashamirësit e vrapit.”

 

Ndërsa kryetari i klubit shumësportësh Flamurtari, Klevis Kaso, tha se kjo maratonë synohet të kthehet në traditë, për t’i dhënë më shumë zë edhe turizmit sportiv.

 

KLEVIS KASO

 

KRYETARI I KLUBIT SHUMËSPORTËSH, FLAMURTARI

 

“E kemi nisur si një maratone mes shkollave deh klubit “Flamurtari” po kur pamë që pati shumë impakt dhe e zgjeruam më tej. Duam që ta kthejmë në një traditë për qytetin e Vlorës.”

 

Fituese i maratonës në garën 10 km u shpall atletja Luiza Gega.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re