Gazeta Panorama dhe Televizioni News24, lideri i informacionit në vend, do të raportojë nesër e në vazhdim, në mënyrë të pandërprerë nga të gjitha qarqet e vendit, për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetarët tanë janë shpërndarë në çdo zonë për të sjellë tek ju jo vetëm lajmin e parë, të shpejtë e të verifikuar nga vendngjarja, por edhe pamje ekskluzive, fakte të sakta për procesin e votimit, duke vijuar më pas me numërimin e votave për deputetë të ardhshëm dhe shpalljen e rezultateve.

Me një rrjet të gjerë korrespondentësh e operatorësh dhe përkushtim maksimal ndaj së vërtetës, Gazeta Panorama dhe News24 garanton informacionin më të saktë dhe në kohë reale.

Me pamje ekskluzive, fakte të verifikuara dhe raportim 24/7, News24 është zëri i qytetarëve dhe syri i ngjarjeve.

Nga qendrat e votimit, te numërimi i votave, reagimet politike dhe analizat në studio — News24 është aty ku ndodhin ngjarjet në shërbim tê publikut!

Që në mëngjes herët në maratonë transmetimi, nën moderimin e gazetarëve Klevin Muka, Ola Bruko, Nisida Tufa, Daljana Sejdia, Renaldo Salianji dhe në darkë me drejtuesin e emisionit LOG, Endri Xhafo, News24 do të përcjellë lajme e analiza në kohë reale.

Krahas transmetimit në ekranin e News24, Panorama Online dhe BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare do të jenë gjithashtu në çdo çast pranë jush me lajme të përditësuara nga çdo qark i vendit.

Përmes agjencive tona të besuara online, ndjekësit do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim, çdo rezultat dhe çdo reagim që lidhet me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

News24, Gazeta Panorama, BalkanWeb – dhe Gazeta Shqiptare sjellin të vërtetën në kohë reale!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko