Roli në filmin “Bolero në vilën e pleqve” përngjason më së shumti me aktoren Margarita Xhepa. Kështu shprehet ajo, teksa theksoi në emisionin “Living Room” se në çdo rol përpiqet të japë diçka ndryshe dhe unike.

Pjesë nga intervista në “Living Room”:

Lexo edhe :Related Posts

Margarita: Nga vitet 40 e deri tani jam munduar të gjej të veçantën tek secili rol sepse ato gra, ato karaktere janë të ndryshme dhe unë si Margaritë jam një, por përpiqesha të hyja nën lëkurën e aktorit. Pra gjithmonë duhet të krijosh gjëra të ndryshme, të veçanta.

Bruna: Cili nga rolet ju ngjan më tepër ju ? Ose cili është ai rol që ju thoni kjo jam unë ?

Margarita: E keni parë ju filmin e fundit “Bolero në vilën e pleqve”?

Bruna: Po sigurisht.

Mararigta: Aty Margarita është e sëmurë me këmbën, me natyrën, me çdo gjë.

Bruna: Aty jeni ju më shumë se në çdo rol tjetër.

Mararigta: Është më afër moshës time, më afër sëmundjes time, eksperiencës familjare, eksperiencës së jetës dhe po ta shikoni më mirë edhe humori edhe serioziteti kanë një farë “Zonjllëku” sepse edhe Margarita ka qënë artiste edhe roli është i një artisteje ka një lloj hije të rëndë, kur flet I peshon fjala gjithmonë e mendon pastaj e thotë. Aty është me afër natyrës time.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re