4 prill Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat vijon puna për restaurimin e ikonës “Shën Mëria mbi fron”, me autor Gjergj Johan Çetiri.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ikona që është në proces restaurimi nga specialistët e laboratorit.

“Me profesionalizëm e durim, restauratorët e Laboratorit pranë DRTK Berat po nxjerrin nga errësira e kohës ikonën “Shën Mëria mbi fron”, me autor Gjergj Johan Çetiri”, theksoi Margariti.

Ndërhyrja e restaurimit do të bëjë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësi të një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

/k.s/ /gj.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re