Për çështjen e “Teatrit” në seancën e sotme parlamentare ministrja e Kulturës Elva Margariti është shprehur se ka qenë një çështje artistësh dhe aktorësh, por tashmë është kthyer në një temë politike.

Margariti u shpreh se dialogu kishte filluar 20 vite më parë dhe se godina prej krijimit të saj kishte lagështi dhe me vitet i janë bërë vetëm disa arna.

Sipas Margaritit është një skemë e turpshme që të lidhësh kulturën me politikën.
Ministrja Margariti u shpreh:

“…Kadri Roshi shprehet se po realizohej ëndrra e tij. E kanë thënë dhe Violeta Manushi, Robert Ndrenika. Dialogu ka filluar këtu e 20 vite më parë është kërkuar kryesisht nga artistët, aktorët e Teatrit. Sot çuditërisht është kthyer në një temë politike, kacavjerrje për ta kthyer në debat që i përket politikës, është skeme e turpshme, te lidhesh kulturën me politikën, nuk mund të mohohet që janë zhvilluar takime dhe dialog e debat i gjatë me artistët. Radhët e artistëve janë zënë me persona që sot janë thjesht politike.

Të merresh sot me ata që e kane marrë si kauzë për t’u kthyer në karrige që i kanë pasur, dhe në ministrinë që unë drejtor.

Kur kanë pasur mundësinë e kanë vlerësuar që ishte godinë pa vlera…Janë po ata që në 2007 vendosen që te mos ishte Monument Kulture kurse sot po venë kujën që i ka vlera te tilla monumentale. Ne jemi këtu se po mbajmë një zotim që i detyrohemi artistëve dhe aktorëve. Ka qenë kërkesa e tyre që te ishin dinjitoze për punën e tyre…Teatrin e ri do e kenë. Por llum do hidhet siç u hodh tek Teatri i Operës dhe Baletit.”

Po ashtu, Margariti vuri në dukje se ndër vite janë propozuar shumë ndryshme për godinën, dhe se u propozua edhe që të zhvendosej tek Kuvendi, por të vetmit arkitektë që ndërhynë ishin “lagështia, uzurpimet, arnat…”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re