Këshilla Magazinimi:

Si t’i ruani erëzat

© brusselsfoodfriends

Nëse i ngrini erëzat në një tabaka akulli, përmbajtja e tyre e vitaminave do të ruhet. Provoni ngrirjen e tyre në ujë ose në vaj ulliri.

Mënyra e duhur për të ruajtur arrat e qëruara

© poleznayagazeta

Ngrijini arrat e qëruara për të ruajtur vetitë ushqyese, shijen dhe aromën e tyre. Paketojini ato në kontenjerë të mbyllur përpara se t’i vendosni ato në frigorifer.

Mënyra e duhur për të pastruar një tigan

Për të parandaluar ndryshkjen e një tigani me kalimin e kohës, mos e lani atë duke përdorur detergjent të zakonshëm enësh, por përdorni kripë.

Kjo metodë gjithashtu do të largojë aromat që kanë lënë erëzat e përdorura gjatë gatimit.

Si të largoni aromat nga duart

© lifehacker

Për të hequr aromën e hudhrës ose qepës nga duart tuaja përdorni kripë ose limon. Thjesht fërkojini ato në duart tuaja dhe shpërlajini me ujë.

Si t’u riktheni shkëlqimin enëve të gatimit metalike

© teapotandkettle

Për t’u rikthyer shkëlqimin enëve të gatimit prej çeliku, lajini ato në një përzierje prej uthulle dhe uji.

Rikthimi i lugëve prej druri “në jetë”

© vignettedesign

Me kalimin e kohës, lugët dhe spatulat prej druri e humbasin pamjen e tyre dhe marrin një erë të pakëndshme. Duket sikur e vetmja gjë që duhet të bëni është që t’i hidhni.

Megjithatë, ekziston një rrugëdalje. Vlojini lugët prej druri në ujë të thjeshtë dhe lërini ato të thahen në diell. Kjo do të largojë aromat e pakëndshme dhe do t’u japë atyre një jetë të dytë.

Mënyra e duhur për të pastruar dërrasat e gatimit prej druri

© liveinternet

Për të hequr aromat dhe mbetjet e ushqimit nga dërrast e drurit, fërkojini ato me kripë kokërr të trashë dhe lërini ashtu për 10-15 minuta. Pastaj fërkojini me gjysmë limoni dhe thajini. Kjo procedurë ju garanton largimin e aromave të pakëndshme.

Si ta mbani librin e recetave pastër

© youtube

Kur ne gatuajmë, shpesh përdorim një libër recetash ose shënime. Mund të jetë pak e vështirë për ta vendosur librin në tavolinën e punës të hapur në faqen e djathtë pa e spërkatur apo njollosur.

Për të mbrojtur librat e gatimit, përdorni një varëse rrobash të zakonshme me kapëse, për ta mbajtur librin të hapur në faqen që ju nevojitet dhe ta mbani pezull atë mbi sipërfaqen e punës, ku do të jetë mjaft i sigurt.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re