Marina mbretërore britanike ka shkarkuar nëntë oficerë, pasi rezultuan pozitv ndaj testit për drogë, ndërsa ishin të vendosur në nëndetësen bërthamore.
Nëntë oficerët u shkarkuan pas testit të detyruar ndaj drogës HMS Vigilant, në një nga katër nëndetëset britanike të pajisur me raketat bërthamore Trident.
“Shërbimi ynë nuk toleron abuzimin e drogës nga stafi zyrtar. Ata që zbulohen se kanë shkelur standardet tona të larta përballen me largim nga puna”, thuhet në deklaratën e Marinës Mbretërore.
Mediat britanike njoftuan se droga e gjetur te oficerët ishte e llojit kokainë. Thuhet se oficerët morën drogë ndërsa ishin të ankoruar në SHBA ku po merrnin raketat bërthamore për nëndetësen.
E njëjta nëndetëse ishte përfshirë kohët e fundit në një polemikë mbi marrëdhëniet joadekuate ndërmjet anëtarëve meshkuj dhe femra të ekupiazhit. aa



Previous article Prishtina sërish lider, mposht Flamurtarin

Next article Mijëra muslimanë të Arakanit, në luftë për mbijetesë













Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re