Marina Orikum, është një investim tërësisht shqiptar, që çdo vit e më shumë po “josh” turistët e huaj përmes turizmit elitar të nautikës.
Marina Orikum është nyja që lidh detin Adriatik me Jonin, ndërsa shërbimet që ofrohen janë nga më të larmishmet.
Junald Bajraktari, administratori i “Marina Orikum shpk” në një intervitë për Quo Vadis u shpreh se në datat 6 dhe 9 korrik do të zhvillohet Regata ndërkombëtare, që bën bashkë shumë turistë të huaj dhe ata qe jane te apasionuar pas lundrimit.
Kjo eshte e vetmja marinë ku flitet shqip. E vetmja marinë që është investim 100% shqiptar, që ofron shërbim nga Mali i Zi deri në Korfuz për mjete lundruese luksoze dhe turizëm elitar.
Është një nyje nervralgjike për të gjithë lundërtarët që duan të kalojnë nga deti Jon në detin Adriatik. Momentalisht ne jemi një marinë që kemi bërë disa zhvillime shumë të rëndësishme, e kemi marrë me një kapacitet shumë të reduktuar. Sot që flasim jemi mbi 300 vende barkash, mbi 10-12 metër. Ofrojmë shërbime nga më të larmishmet Shqipërisë që është e rrethuar nga deti kemi filluar ti japim një këndvështrim tjetër. Kemi ofruar regatat që vijnë nga Italia. Vjet erdhën rreth 70 varka nga Italia. Sivjet presim të rrisim numrin. Miqtë tanë përtej detit janë treguar më të paduruar për të ardhur në Orikum. Regatat do zhvillohen në datat 6 dhe 9 korrik. Të gjithë pjesëmarrësit e regatës gjetën mikëpritje dhe zgjatën qëndrimin”, tha Bajraktari.
Administratori i Marina Orikum referuar statistikave tha se pas mbarimit të pandemisë, janë rritur kërkesat për varka e jahte.
Ai shtoi se ne synimet e “Concord Investment” eshte ndertimi i nje hoteli me 5 yje, i sherbimeve komerciale, i “real estate” dhe me pas edhe krijimi i shkollave te shytjes sportive dhe te shkolles se navigimit.
Bajraktari konfirmoi se ne te ardhmen e afert “Marina Orikum” do te ofroje ankorim per superjahtet, ndersa aktualisht ka 300 vende per jahte dhe anije me vela me gjatesi 10-12 metra, sherbime te furnizimit me karburant, check in, check out dhe ankorim.