Marina Orikum, është një investim tërësisht shqiptar, që çdo vit e më shumë po “josh” turistët e huaj.
Marina Orikum është nyja që lidh detin Adriatik me Jonin, ndërsa shërbimet që ofrohen janë nga më të larmishmet.
Përfaqësuesi i Marina Orikum në një intervitë për Quo Vadis u shpreh se në datat 6 dhe 9 korrik do të zhvillohen Regatat ndërkombëtare, që bën bashkë shumë turistë të huaj.
“E vetmja marinë që flitet shqip. E vetmja marinë që është investim 100% shqiptar, që ofrojmë shërbim nga Mali i Zi deri në Korfuz. Për mjete lundruese luksoze dhe turizëm elitar.
Është një nyje nervlagjike për të gjithë lundërtarët që duan të kalojnë nga deti Jon në detin Adriatik. Momentalisht ne jemi një marinë që kemi bërë disa zhvillime shumë të rëndësishme, e kemi marrë me një kapacitet shumë të reduktuar. Sot që flasim jemi mbi 300 vende barkash, mbi 10-12 metër. Ofrojmë shërbime nga më të larmishmet Shqipërisë që është e rrethuar nga deti kemi filluar ti japim një këndvështrim tjetër. Kemi ofruar regatat që vijnë nga Italia. Vjet erdhën rreth 70 varka nga Italia. Sivjet presim të rrisim numrin. Miqtë tanë përtej detit janë treguar më të paduruar për të ardhur në Orikum. Regatat do zhvillohen në datat 6 dhe 9 korrik. Të gjithë pjesëmarrësit e regatës gjetën mikëpritje dhe zgjatën qëndrimin”, tha ai.
Përfaqësuesi i Marina Orikum referuar statistikave tha se pas mbarimit të pandemisë, janë rritur kërkesat për varka e jahte.