Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Mariza Ikonomi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të veçantë nga përditshmëria e saj si nënë.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një fotografi të ëmbël, ku shihet duke mbajtur në krahë vajzën e saj, Melody, e cila ka mbushur tashmë dy vjeç.
Në përshkrimin e fotos, Mariza ka shfaqur anën e saj emocionale dhe humoristike, duke shkruar:
“Kam gjithë botën në duart e mia… po edhe një kafe të ma sillnin tani s’do ishte keq, se vdiqa.”
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët janë prekur nga ndjeshmëria dhe sinqeriteti i këngëtares. Melody duket se është kthyer në qendrën e botës për Marizën, e cila, përveç angazhimeve artistike, po e përjeton me shumë dashuri dhe përkushtim rolin e saj të ri si nënë.