Mariana Kondi mbetet prej vitesh
një nga aktoret më të dashura për publikun me rolet e saj e batutat që nuk
mungojnë kudo ku ajo është e pranishme.

Dhe së fundmi aktoren do ta shohim
në një tjetër format.

Ajo do t’ju shoqërojë 6 ditë në
javë me gatime tradicionale dhe  moderne
në ekranin e Tv Klan.

Dhe për të folur  më shumë rreth këtij program Kondi ishte e
thirrur tek emisioni i mbasdites ‘Rudina’.

Gjatë emisionit, u shfaqën edhe disa foto të fëmijërisë, ku në njërën prej tyre aktorja shfaqet së bashku me mamanë e saj.

Mariana Kondi mbetet prej vitesh
një nga aktoret më të dashura për publikun me rolet e saj e batutat që nuk
mungojnë kudo ku ajo është e pranishme.

Dhe së fundmi aktoren do ta shohim
në një tjetër format.

Ajo do t’ju shoqërojë 6 ditë në
javë me gatime tradicionale dhe  moderne
në ekranin e Tv Klan.

Dhe për të folur  më shumë rreth këtij program Kondi ishte e
thirrur tek emisioni i mbasdites ‘Rudina’.

Gjatë emisionit, u shfaqën edhe disa foto të fëmijërisë, ku në njërën prej tyre aktorja shfaqet së bashku me mamanë e saj.

Këto foto e emocionuan Marjanën e cila u përlot dhe foli për
mamanë e të shkuarën e saj.

“Aty mund të jem 4-muajshe me mamin. Jam me mamin në qytetin
Stalin. Mami i gatuante shumë mirë byrekët. Origjina e saj është nga Lekli,
diku andej nga Gjirokastra, tashmë është bërë e Tepelenës më duket, por ajo
gjithmonë e quante veten nga Gjirokastra sepse ka qenë një fshat ortodoks.

Gatuante shumë mirë byrekun. Mbaj mend atë mishin me patate,
ose pulën me patate që e gatuanim të dielave. Pulën e bënim një pjesë supë,
pastaj e piqnim dhe e hanim me patate, ka qenë ajo tradicionalja. Në mëngjes
hanim trahana, kur s’kishim trahana, ajo na bënte petulla.

Gatuante shumë mirë, ka qenë një grua shumë nikoqire, me
gjëra të vogla na ka bërë të jetojmë shumë të lumtur. Se tani pak a shumë,
sikur s’ka shumë lumturi, por një gjë e veçantë është se ne në atë kohë kemi
qenë të lumtur, e ndjenim lumturinë, kurse tani ka dalë njëçik, ka prioritete
të tjera, është puna shumë intensive”, u shpreh Marjana.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re