Pas dhunës së përdorur ndaj futbollistëve gjatë ndeshjes Tërbuni-Egnatia, ekipi pukjan është përjashtuar bashkë me tre zyrtarët nga çdo aktivitet futbollistik, njoftoi Komisioni i Disiplinës.

Një ndër zyrtarët e përjashtuar ishte edhe Mark Frroku, emri i të cilit u ngatërrua me ish-deputetin socialist.

Pas këtij lajmi ka reaguar e indinjuar partnerja e tij Rudina Dembacaj, e cila qartëson lexuesit se me emrin Mark Frroku janë shumë persona në Shqipëri. Rudina shton se partneri i saj nuk ka asnjë lidhje as me futbollin dhe as me federatën.

“Si fillim ju hëngsha syrin , me ermin Mark Frroku janë shumë njerëz në Shqipëri. Mark Frroku që keni publikuar me foto nuk ka asnjë lidhje as me futbollin dhe as më federatën. Keni ngatërruar person! Ju përqafoj!”- shkruan Rudina.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re