Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se populli do të nxjerrë zvarrë nga zyrat qeverinë aktuale.

Gjatë një debati në Opinion, Mark Marku replikoi me Arbjan Maznikun, zv/Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Mark Marku deklaroi se popullit i lind e drejta për të ndryshuar pushtetin në ccfarëdo lloj mënyrë, në rast se iu mohet e drejta për ta bërë në mënyrë demokratike.

Mazniku iu përgjigj nga ana tjetër se populli nuk i beson opozitës për shkak të sjelljes së saj, ndërsa Marku ia ktheu përsëri me një paralajmërim, teksa u shpreh ‘do ta shohim sa do iu durojnë njerëzit në kurriz’.

I pyetur më tej nëse opozita do të hyjë në parlament apo jo, Mark Marku është shprehur se nuk e di çfarë vendimi do merret, por lufta bëhet në disa forma.

“Ky proces nuk mund të njihet. Unë mendoj që mund të hysh dhe në parlament. Vetëm mund të jem nga Tajvani mund të them që zgjedhjet nuk janë vjedhur. Nuk e di se çfarë vendimi do merret. Por lufta bëhet në disa forma.

Në parlament, në prokurori. Kjo nuk nënkupton të mos shkosh në parlament. Ky parlament nuk meriton të njihet.  Akoma nuk ka një vendim zyrtar. As qeveria, as parlamenti dhe as pushteti lokal sot nuk është legjitim. Gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë.

Tani duhet të shkojnë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur zgjedhjet. Besoj se do organizojë protesta dhe mendoj që duhet. Populli do i nxjerrë nga zyrat si hajdutë për leckash dhe do ketë revoltë”, deklaroi Marku.

Pjese nga debati me Maznikun:

Mark Marku: Nëse iu mohon njerëzve të drejtën për të ndryshuar pushtetin, njerëzve iu lind e drejta tëa ndryshojnë në ccfarëdo mënyrë. Do iu marrë populli zvarrë, do iu nxjerri si lecka. Do iu përzërë populli si hajdut nga zyrat.

Arbjan  Mazniku: Nuk do iu besojnë njerëzit kurrë.

Mark Marku: Edhe ju do e shikoni sa të gjatë do e keni kohën që do iu durojnë njerëzit në kurriz.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re