Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq Markun Markun, i cili fitoi mandatin si deputet i PD në zgjedhjet e 25 Prillit, për akuzat që ka bërë për blerje votash.

I ftuar në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme, Marku tha se në Lezhë janë shpërndarë para për qytetarët nga zyra shtetërore, duke përmendur edhe emrin e Pjerin Ndreut. Por ky i fundit ndërhyri në emision përmes drejtuesit Blendi Fevziu, të cilit i dërgoi mesazh në telefon.

Blendi Fevziu: Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu më thotë ‘i thuaj Markut që bëri një deklaratë të paskrupullt dhe do shihemi në gjyq’.

Mark Marku: Patjetër do shihemi, dhe ai do shihet për të gjitha abuzimet që ka bërë se do ia nxjerr që nesër. Të gjitha hajdutlliqet që ka bërë aty me pronat, me tokat me të gjitha. Po ja them publikisht.

Blendi Fevziu: A ta marr dhe Pjerinin këtu bëni debat?

Mark Marku: Në gjyq me atë? Po çfarë gjyq me atë… Ai do jetë në gjyq për abuzimet dhe hajdutlliqet që ka bërë.

Blendi Fevziu: Po merre bëni debat.

Mark Marku: Patjetër, do shkojë në gjyq ai. Marku shkon në gjyq kurdo me kënaqësi, por do ia nxjerr unë mos mërzitet Pjerini edhe Ndrec Deda dhe gjithë ata që kanë vjedhur votat tona.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb