”The Muqaddimah” e cila përkthehet si ”The Introduction” ose ”Hyrja” – ”Mukaddima” është shkruar në vitin 1377 nga historiani musliman Ibn Khaldun.

Është një përpjekje për t’i larguar paragjykimet e të dhënave historike dhe për të gjetur elementet universale në përparim të njerëzimit, transmeton lajmi.net

Qasja revolucionare shkencore e Khaldunit në histori e bëri atë një nga etërit e sociologjisë moderne dhe historiografisë.

Kjo vepër konsiderohet si filozofi e historisë, e cila padyshim është vepra më e madhe e këtij lloji në të gjitha kohërat, sipas Encyclopedia Britannica.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, ka thënë për këtë libër:

”Është një histori e botës, e shkruar nga një intelektual që ka jetuar në vitet 1300. Fokusohet në atë se si rrjedh shoqëria dhe kultura, duke përfshirë krijimin e qyteteve, politikës, tregtisë dhe shkencës. ”

Për Zuckenberg, ”The Muqaddimah” është libri më i pëlqyer, prandaj ai i fton të gjithë që ta lexojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re