Drejtori Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij fundjavën e kaluar në Hauai.

Teksa bënte sërf, 36-vjeçari i kishte marrë të gjitha masat për të mos u djegur nga dielli, megjithëse ndoshta e kishte ekzagjeruar pak me kremin që kishte përdorur.

Ai kishte mbuluar krahët, por ajo që binte më shumë në sy ishte fytyra e Mark, ku kishte vendosur krem me shumicë për t’u mbrojtur nga rrezet.

Por kujdesi i tepruar i Zuckerberg ka marrë me mijëra reagime në rrjetet sociale, pjesën më të madhe të të cilave i drejton ai vetë. Memet ishin të pafundme, ndërsa kishte edhe nga ata që shkruanin se Mark kishte marrë këshilla mode nga “Joker”, që ishte dhe një nga filmat më të pëlqyer të vitit që lamë pas.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re