Ndalimi që ju bë ditë më parë zv.kryeministrit, njëherit ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli që të futet në Serbi, ngjalli reagime të shumta në Kosovë çka u paralajmërua marrja e masave të reciprocitetit.

Për këtë temë së fundmi ka folur drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i cili ka treguar se cilët zyrtarë kosovarë mund të bëjnë vizita në Serbi, e cilët e kanë të ndaluar.

Gjatë një interviste për gazetën Novosti, ai ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Forcës së Sigurisë, e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi, kjo pasi, siç thotë ai, krahina jugore, nuk e ka këtë lloj funksioni.

Ndërsa ai ka treguar se të gjithë zyrtarët e tjerë që ekzistojnë sipas rregullave ndërkombëtare lirshëm  mund të kërkojnë leje për një vizitë, duke lënë kështu derën hapur për vizitat e mundshme të presidentit Thaçi e kryeministrit Haradinaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re