Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia do ta mbrojë Trepçën dhe se punëtorët nuk arsye të brengosen për ekzistencë.

“Kush e nguc Trepçën, godet themelin e ekzistencës së popullit serb në Kosovë”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka porositur se Serbia, ashtu siç e ka mbrojtur në periudhën e shkuar Trepçën, do të reagojë sa herë që gjendet para sfidave që të plaçkitet siç thotë pasuria serbe në Kosovë.

“Serbia do të vazhdojë me mund e me përpjekje, e punëtorët e Trepçës nuk kanë pse të brengosen për ekzistencën e tyre”, ka deklaruar ai.

Gjuriç më tej ka thënë se edhe herën e kaluar Serbia, me aksion të gjerë ndërkombëtar, ka penguar rrëmbimin e Trepçës ashtu sikur dhe qendrën e skive në Brezovicë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re