Marko Kepi është një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe do të kandidojë për Asamblenë e Shtetit në New York, dhomën e ulët të pushtetit legjislativ.

Shpallja zyrtare e kandidimit dhe nisja e fushatës është caktuar për në 29 shtator, në mesditë. Të interesuarit janë të ftuar në adresën: 1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306.

Organizatorët shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe të komunitetit.

Ndonëse, Kepi e ka mbajtur fillimisht të fshehtë lajmin e kandidimit,
duke i ftuar mbështetësit e tij që të mblidhen për një komunikim me
rëndësi, vendimi është zbuluar pas një takimi përgatitor aktivistësh të
komunitetit, në 8 shtator.

Ay Kepi ka shpallur planet e tij për të kërkuar kandidimin në emër të
Partisë Republikane. Nëse fiton në garën brenda partisë, Kepi dotë mund
të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, që është veç të
tjerash edhe viti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për
organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e
përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në New York. E etiketuar si
Parada Shqiptare, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më
masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit. Një det kuqezi që
përmbyt Avenune e Gjashtë, me muzikë, valle, e krenari shqiptare.

Në politikën amerikane, Kepi është dalluar si mbështetës i
Presidentit Donald Trump. Ai është ftuar në një rast nga CNN bashkë me
një grup votuesish që ende mbështesin presidentin për të shpjeguar për
Amerikën arsyet e përkrahjes së tyre.

Në politikën lokale, ai ka punuar në vite me ish-Senatorin e Shtetit, Marty Golden, në Brooklyn.

Në komunitetin shqiptar është aktiv me Federatën Vatra dhe Ligën Qytetare të ish-kongresistit Joe DioGuardi.

Në New York përkrahësit e presidentit Trump janë një pakicë, po
Staten Island ka qenë tradicionalisht, në shumë kuptime, “një ishull
republikan”.

Shqiptaro-amerikani po kandidon në distriktin 64 të Asamblesë së New
York-ut, që përfshin edhe një pjesë në Brooklyn. Gjatë dekadës së fundi,
ky distrikt është përfaqësuar në Albany, nga greko-amerikanja Nicole
Malliotakis.

Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptaro-amerikani i dytë i
zgjedhur në këtë Asamble, pas Mark Gjonajt. Ky i fundit është sot anëtar
i Këshillit Bashkiak, pas dy mandateve të suksesshme në Asamble.

Distrkti i Asamblesë është pjesë e zonës së kongresistit të ri
demokrat Max Rose, që fitoi duke përfituar nga një përçarje e fortë mes
Republikanëve të zonës. Gara ku do të përfshihet Kepi është interesante
përtej interesave lokale dhe do të koinçidojë me beteja më të mëdha
zgjedhore amerikane.

Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të
djalit emigrant, në kët rast nga një familjeje nga Shqipëria “e
largët”, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në
sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane. Qysh në moshë të re, ai ka
dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën. Në krye të
“Paradës Shqiptare”, ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit të
komunitetit për të , ai ka shfrytëzuar suksesin e madh të organizimit
të komunitetit për të çuar përpara kauza shqiptare të lëna mënjanë, si
ajo e Çamërisë.

Shqiptaro-amerikanët janë një komunitet me prani të madhe në Staten
Island, si dhe kanë një traditë që mbështesin kandidatët me origjinë
shqiptare në politikë. Kepi ka arsye të besojë se mund të ecë së shpejti
në gjurmët e Mark Gjonajt. Detaje më të qarta do të fillojnë të dalin
duke filluar me 29 shtatorin. Suksese kandidatit më të ri shqiptar në
Amerikë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re