Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, në kuadër të Forumit të Aleancës së Qytetërimeve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Çavushoglu njoftoi se u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në kuadër të forumit i cili mbahet në qytetin Fez të Marokut.

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, diskutuam zhvillimet e fundit në Ukrainë, Marrëveshjen e Istanbul-it për Drithin; si dhe zhvillimet rajonale përfshirë Sirinë dhe Libinë”, deklaroi Çavushoglu.

Qyteti Fez, pret Forumin e 9-të Global të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së dhe Takimin Ministror të Grupit të Miqve të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së që do të mbahet në këtë kuadër.

Në forumin që do të zgjasë dy ditë, do të diskutohet nevoja për bashkëjetesën si dhe inkurajimin e pasurisë kulturore dhe diversitetit.

Në Forumin e 9-të Global të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së i cili filloi këtë mëngjes dhe në të cilin shumë vende përfaqësohen në nivelin e ministrave të ndryshëm, marrin pjesë delegacione nga 96 vende dhe mbi një mijë aktivistë që punojnë për mirëkuptimin dhe respektin ndaj kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme nga e gjithë bota.

Burimi: AA