Në qytete të ndryshme të Marokut janë mbajtur protesta kundër shkeljeve të Izraelit ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Protestat kundër Izraelit u mbajtën në qytetet El-Jadida, Cazablanca, Fes, Meknes, Marrakesh, Mohammedia, Tetouan, El-Madik, Taza ve Haribka pas thirrjes së bërë nga Delegacioni i Mbështetjes për Problemet e Ummetit Maroken.

Qindra marokenë u mblodhën nën sloganin “Të zemëruar për Aksanë” para xhamive nëpër qytete dhe dënuan Izraelin.

Në pamjet që qarkulluan në median sociale, protestuesit marokenë kanë protestuar edhe kundër normalizimit të marrëdhënieve diplomatike të Marokut me Izraelin dhe kanë hedhur slogane duke kërkuar që t’i jepet fund menjëherë këtij normalizimi.

– Bastisjet e hebrenjve fanatikë në Xhaminë Al-Aksa

Forcat izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut të premten e 15 prillit duke ndërhyrë kundër palestinezëve me bomba zëri, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Në ngjarje janë plagosur 152 palestinezë ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar.

Policia izraelite edhe dje pasi mijëra persona falën namazin e sabahut zhvilloi bastisje në Xhaminë Al-Aksa duke sulmuar palestinezët me bomba zëri dhe plumba plastikë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se në ngjarje u plagosën të paktën 31 palestinezë, ku 14 prej tyre u shtruan për trajtim në spital.

Po ashtu u bë e ditur se ekipet e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit fikën zjarrin i cili shpërtheu, pasi njëra prej pemëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa u përshi nga flakët.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re