Aktivistët marokenë të rrjeteve sociale bëjnë thirrje për bojkot ndaj rritjeve të përbashkëta të çmimeve nga kompanitë franceze për vajrat bimorë të shitur në vend.

Rritja e përbashkët e çmimeve për vajrat bimorë në tregun maroken të dominuar nga kompanitë franceze shkaktoi reagime.

Buazze Harati, Kreu i Unionit Maroken për të Drejtat e Konsumatorit, në një deklaratë për media tha se rritja e çmimit nga ndërmarrjet franceze pa shpjeguar arsyet e tyre është në kundërshtim me ligjin.

Duke kujtuar se çmimet e vajit vegjetal janë lënë të lirë, Harati theksoi se ligji ndalon të gjitha kompanitë që të bien dakord kolektivisht për një rritje të çmimit.

Aktivistët e rrjeteve sociale bënë thirrje për bojkot të rritjes së përbashkët të çmimeve të kompanive franceze për vajrat bimorë të shitur në vend.

Thirrjet në mediat sociale kundër vendimit të rritjes së përbashkët të çmimeve, të cilat thuhen se ishin surprizë, në vitin 2018 sollën rezultate pozitive të bojkotit publik ndaj kompanive franceze.

Bojkotet njëmujore kundër qumështit, ujit dhe produkteve të karburanti në Marok, dhanë rezultate dhe kompania franceze, e cila është pranuar si një markë botërore në produktet e qumështit, u desh të tërhiqte çmimet e saj në Marok.

Pas vrasjes së një mësuesi që tregoi karikatura fyese ndaj profetit Muhammed për studentët e tij më 16 tetor në Francë, shumica e politikanëve bënë deklarata që synonin Islamin dhe muslimanët, duke shkaktuar polemika dhe protesta në botën islame.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklaratë pas këtij incidenti tha se nuk do të ndalonte së botuari karikaturat e Profetit Muhammed.

Ndërkaq, kundër këtij qëndrimi të Francës, në vendet muslimane filluan fushatat e bojkotit kundër produkteve franceze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re