Gjatë shtatzënisë, trupi kalon nëpër ndryshime të mëdha, të cilat përfshijnë presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, hormonet dhe e gjithë kjo mund të çojë në marramendje.

Është krejtësisht normale të keni marramendje në fillim të shtatzënisë dhe mund të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim.

Këshilla kur keni marramendje:

Uluni dhe qetësohuni që të mos rrëzoheni. Nëse keni mundësi, vendosni kokën midis gjunjëve. Sa herë që uleni dhe ngriheni, bëjeni ngadalë.

Nëse keni mundësi të shtriheni, shtrihuni gjithmonë në anën tuaj të majtë. Kjo rrit sasinë e gjakut në trurin tuaj, kështu që menjëherë do të ndiheni më mirë.

Konsumoni diçka të vogël mes vakteve, pini lëng frutash ose ujë për të rritur nivelin tuaj të energjisë.

Nëse rrobat tuaja janë të ngushta, sigurohuni që t’i zbërtheni ose, nëse mundeni, hiqni ato.

Si të parandaloni marramendjen në shtatzëni?

  • Asnjëherë mos u ngrihuni ose uluni menjëherë.
  • Mos u shtrini në shpinë ose në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.
  • Hani vakte të rregullta në intervale më të shkurtra, në mënyrë që sheqeri të mos ju bjerë. Shmangni
    boshllëqet e mëdha midis vakteve.
  • Shmangni banjat e nxehta.
  • Ushtrohuni lehtë. Kjo mund të çojë në marramendje.
  • Pini mjaftueshëm ujë që të mos dehidratoheni.
  • Merrni mjaftueshëm hekur nëpërmjet ushqimeve.

Kur duhet të vizitoni një mjek?

Nëse marramendja është shumë e shpeshtë dhe shoqërohet me turbullim të shikimit, dhimbje gjoksi, gulçim, gjakderdhje vagjinale, është e rëndësishme të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur./Prevention

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re