Një rast i rrallë njerëzor i murtajës bubonike u konfirmua së fundmi në shtetin amerikan të Oregonit, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sëmundja, e cila shkaktoi të ashtuquajturën “murtajë e zezë”, ose “vdekjen e zezë”, një pandemi që zhduku pothuajse një të tretën e popullsisë së Evropës në Mesjetë, është veçanërisht e rrallë në vendet e zhvilluara dhe tani mund të shërohet, megjithatë ajo mbetet potencialisht të rrezikshme.

Pacienti banon në kontenë Deschutes, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara. Ai po trajtohet dhe besohet se është infektuar nga macja e tij.

“Janë kontaktuar të gjitha kontaktet e afërta të banorit dhe kafshës së tyre dhe u janë dhënë mjekime për të parandaluar sëmundjen”, shpjegoi Dr. Richard Fawcett, zyrtar shëndetësor në kontenë Deschutes, kur rasti u identifikua javën e kaluar.

Sipas autoriteteve, simptomat e murtajës tek njerëzit shfaqen deri në tetë ditë pas ekspozimit ndaj një kafshe të sëmurë ose kafshimit të një pleshti që mbart sëmundjen.

Simptomat mund të përfshijnë ethe, nauze, dobësi, të dridhura, dhimbje muskulore.

Nëse nuk diagnostikohet herët, murtaja bubonike mund të zhvillohet në murtajë septikemike ose murtajë pneumonike. Këto dy sëmundje konsiderohen edhe më të rënda.

“Për fat të mirë, ky rast u zbulua dhe u trajtua në fazat e hershme të sëmundjes”, që do të thotë se “paraqet pak rrezik për komunitetin”, thanë autoritetet në një deklaratë.

“Asnjë rast tjetër i murtajës” nuk u konfirmua gjatë “hetimeve” të kryera, sqaruan ata.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale e shëndetit, ka mesatarisht shtatë raste të murtajës në vit në SHBA.

Në Oregon, rasti i fundit i konfirmuar klinikisht i murtajës bubonike ishte në vitin 2015, sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin me më shumë se 4.2 milionë banorë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re