Marinela Zaçe dhe Anita Çela janë nuse dhe vjehrrë të cilat jetojnë në Itali, por kanë pushtuar TikTok-un me videot e tyre. Ato janë shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe përmes videove virale përcjellin shumë energji pozitive. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, të dyja kanë treguar gjithçka rreth marrëdhënies së tyre, duke theksuar se janë si shoqe pavarësisht moshës.

Ne kemi një raport shumë të mirë, mund të thuash që jemi mbi të gjitha si shoqe pavarësisht moshës. Burri është shumë i gëzuar, i pëlqen raporti që kemi ne të dyja, madje ka një raport më të mirë mund të them sesa me djalin. Ne kemi 22 vite që njihemi, kur erdha në shtëpi. Jemi njohur në Greqi, unë jetoja me familjen time dhe aty erdhi vjehrra ime me bashkëshortin tim për pushime për të takuar njerëzit e saj dhe u takuam”, tha nusja.

“Kur kam qenë në moshën e asaj, kam qene shume energjike, ndoshta dhe kjo na bashkon shumë. Këtë moshën e nuseve që vijnë në shtëpinë tonë, e kemi kaluar dhe neve. Prandaj, nuk duhet të pretendosh që nusja të jetë si ti sot se ato çapkënlliqe, ato që s’kemi pasur dëshirë për të bërë punë të shtëpie, s’kemi ditur për të gatuar, si kemi dhënë interes, duhet të gjesh mënyrën dhe t’ia thuash dhe jo t’i bërtasësh”, u shpreh vjehrra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re