Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se është i gatshëm të ulet në dialog me Kosovënn, kurdo që ta ftojë Brukseli.

Gjatë një deklaratë për shtyp pas takimit me Lajccak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Vuccicc gjithashtu theksoi se nëse Prishtina mendon se Serbia do të njohë Kosovën duke bërë presione atëherë e kanë gabim.

“Z. Lajçak më njoftoi me gjërat më të rëndësishme në Prishtinë. Serbia është e përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe është e gatshme ta vazhdojë atë në çdo kohë kur të ftohet në Bruksel. Nën dy, Serbia mbështet aktivitetin dhe synimet e z. Lajçak për të arritur një zgjidhje përmes politikës së kompromisit që do të nënkuptonte pakënaqësi për të dy palët, por pa ultimatum dhe imponim për një zgjidhje. Në përputhje me këtë, një marrëveshje kompromisi do të thotë që asnjëra palë mos të marrë çdo gjë, dhe secila palë të marrë mjaftueshëm. Nëse mendon se dikush do të godasë Serbinë me çekiç në kokë dhe të thotë se duhet ta pranoni pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Sa i përket fjalës dialog Kosovë – Serbi jam i sigurt se ishte aksidentale. Nëse ata mendojnë se dikush mund të krijojë një shtet dhe Serbia do ta pranojë atë, kam frikë se është një faturë pa një hanxhi”, tha ai.

Më tej, ai tha se në muajin Priil apo maj mund ta vazhdojnë dialogun, në varësi të pranimit nga ana e Prishtinës. Vuçiç u shpreh se në dialog do të përfshihet gjithashtu edhe çështja e Asociacionit.

“Ata janë njerëz që krijuan fëmijën e tyre, bënë një djep për fëmijën e tyre, e tundën atë. Një fëmijë është rritur është bërë adoleshent dhe ata e tundin atë. Situata është edhe më e vështirë për ne. Te ne mbetet të marrim sa më shumë për njerëzit tanë. Në prill apo maj, mund të vazhdojmë me dialogun, varësisht nga Prishtina. Përfundimi ynë është që Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mërparshme. Kjo nënkupton edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe gjithçka që nuk është përmbushur”, ka deklaruar Vuçiç.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë një vizite në Kosovë në 1 Mars ku ka qëndruar deri ditën e sotme. Tema kryeasore e vizitën së Lajçak në Kosovë ishte dialogu me Serbinë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re