Drejtori i postës Shqiptare Ervin Bushati i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun’ në Fax Neës foli mbi mënyrën si po funksionon ky institucion së fundmi.
I pyetur se a erdhi në krye të Postës Shqiptare me një strategji, Bushati tha se teknologjia më e fundit në dhënien e shërbimeve, është ajo që e bën një institucion mjaft dinjitoz.
Ndër të tjera ai theksoi se Posta ka dhe misionin e saj social që të jetë sa më pranë pensionistëve apo personave me aftësi të kufizuara, pa marrë parasysh fitimin.
Pjesë nga intervista
Gazetari Rezear Xhaxhiu:A erdhe në krye të postës me një strategji?
Bushati: Nga më të vjetrit në Shqipëri, kam një vision si financier që ta kthej në institucion që të jetë më modern, larg asaj klasikes. Ne shumë shërbime financiare I kryejmë përmes teknologjisë së fundit dhe shumë shpejt.
Posta sot është kudo, ka zyrë në gjithë vendin dhe aq më tepër me këtë rigjenerim online, me pakot dhe blerjet, posta ka një jetë të dytë me një ridimensionim.
Xhaxhiu: Çfarë janë 98 shërbime?
Bushati: Pagesat që bëhen, marrëveshjet me përmbaruesit, dhe kryhen në formë shumë të thjeshtë, apo insitucionet e kredisë që kryhen me kosto shumë të ulët.
Xhaxhiu: Ka një gjë të keqe që gjete në postë?
Bushati: Marrëdhënia me pensionistët dhe transparenca, sjellja sa më dinjitoze do na bëjë ne për qytetarët ndryshe nga ajo çfarë mendojnë zakonisht.
Shërbimi është dinjitoz, funksional dhe sa më distante të jenë pikat nga qendra kanë problematika.
Kjo problematika e pakove ka ndodhur në gjithë botën këto kohë, sepse pandemia e gjeti të papërgatitrur sot tregtinë, shumë shpejt po adoptohet. Kjo do jetë normalja e re, të porosisësh çdo gjë online.
Shërbimi më i lirë dhe i sigurt në vend kjo e blerjeve jashtë, edhe kur ka pasur vonesa uroj që qytetarët të na mirëkuptojnë, ka vend për tu rritur dhe për ne.
Konkurrenca është zhvillim kur është e ndershme, këtu tregu postar ka pasur shumë zhvillim këto kohë, ka pasur dhe abuzime. Formalizimi i tregut u bën mirë dhe qytetarëve, kompani e çertefikuar.
Shumicën e pikave e kemi të dixhitalizuar. Mos të harrojmë që posta ka dhe mision social.
Ndarja e pensioneve apo ato te personat me aftësi të kufizuara, ne në fundvit ishim pa asnjë kosto pranë tyre. Nuk vëmë të parin fitimin por interesin e shoqërisë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
