Policia e Korçës ka ka ndaluar një 23 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re