Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore të ndërmarrë nga Instituti i Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës, foli për marrëdhëniet e jashtme të Greqisë me Turqinë, Shqipërinë dhe Libinë.

Në fjalën e tij ministri grek theksoi se Greqia nuk do të bëjë asnjë lëshim në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së nëse nuk përmbushen kushtet dhe veçanërisht respektimi it ë drejtave të minoritetit grek.

“Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të plotësojë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në ndërtesën evropiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke. Marrëdhëniet greko-shqiptare mos i shikoni në kontekstin e tyre se,”Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse më lejoni, Shqipëria historikisht – dhe nëse e shikoni nga një perspektivë – ka bërë zgjedhjen e saj.”-deklaroi Dendias

Për sa i përket zgjerimit me 12 milje në Jon Dendias deklaroi se është një e drejtë që nuk do ta diskutojnë as me Turqinë as me ndonjë vend tjetër.

“E drejta jonë kombëtare për të shtrirë në 12 milje detare, ne nuk do ta diskutojmë atë as me Turqinë ose me ndonjë vend tjetër”, tha Dendias.

Kjo deklaratë vjen 24-orë më pas takimit të ambasadores shqiptare Luela Hajdaraga me ministrin Dendias, si dhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë z. Nikolaos Panagiotopoulos.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re