Ramush Haradinaj vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikoi fort qeverinë e Albin Kurtit.

Në fjalën e tij, Haradinaj u shpreh se veprimet e Albin Kurtit janë në përputhje të plotë me axhenden e Serbisë dhe të Rusisë.

Madje teksa iu drejtuar kryeministrit Rama dhe kryeparlamentares Spiropali, ai tha se në 4 vitet e qeverisë së Kurtit, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në pikën më të ulët.

“Unë mendoj se cdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhenden e Serbisë dhe të Rusisë. Dora e tij përçarëse ka depërtuar edhe në Maqedoni dhe në Presheve. Madje e bëri edhe një përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e latë. Marrëdhëniet me Shqipërinë këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe ju e dini mirë ketë”, tha Kurti.

Haradinaj kërkoi një ndihmë  ngha ana e Shqipërisë, pasi sic tha ai është jetike për Kosovën dhe sigurinë e saj.

“Duam ndihmën për anëtarësimin direkt në NATO dhe atë jo vetëm përmes partneritet për paqe, sepse është i konsumuar me planin 10 vjeçar të krijimit të ushtrisë, por përmes planit aksional të anëtarësimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko