Skip to content

Marrëdhëniet me Turqinë, Rama batuta me gazetaren greke: Je xheloze?

Kryeministri Edi Rama i është përgjigur me batutë gazetares greke e cila e pyeti për marrëdhënien me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik.

Gazetarja: Nuk është xhelozi.

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia.